Eksperti i IT-së autor i sulmit në Toronto

Bota April 24, 2018 - 11:43
Minasian gjendet në paraburgim dhe pritet të paraqitet sot në gjykatë

Sulmuesi i cili me furgon kaloi trotuarin dhe goditi këmbësorët në periferinë veriore të Torontos, duke vrarë dhjetë njerëz dhe duke iu shkaktuar lëndime 15 të tjerëve, ku më pas u arrestua, u identifikua si Alek Minasian, student 25-vjeçar për të cilin kolegët e tij pohojnë se ata e njihnin atë si një person të tërhequr dhe të pa rrezikshëm.

Image

"Ai nuk ishte një person i shoqërueshëm, por për aq sa e kujtoj, ishte plotësisht i parrezikshëm", tha Serina Cami, ish-kolegia e tij nga seksioni për personat me nevoja të veçanta në shkollën e mesme Tornlia, ku ai u diplomua, transmeton zeri.info

Kolegu tjetër i tij që mori pjesë në disa klasa bashkë me të, Eri Bluff, e përshkroi atë në një intervistë me CBC gjithashtu si një njeri të vetmuar.

"Kurrë nuk e kam parë atë me miqtë e tij. Unë mendoj se nuk ishte shumë i shoqërueshëm, zakonisht e shihja atë të vetmuar në korridoret e shkollës," tha Bluff.

Në sistemin e arsimit kanadez, termi "nevoja të veçanta" i referohet për njerëzit që kanë vështirësi në mësim, probleme të sjelljes dhe defekte fizike. Zyrtarët kanë thënë se ai nuk ishte i njohur më parë për policinë.

Image

Faqja e tij në Facebook nuk ka qasje nëpërmjet faqes së internetit, por sipas versionit që ishte i arritshëm nëpërmjet arkivave të internetit, ai ishte një gjimnazist i kolegjit Seneca nga viti 2011, ndërsa si ekspertizë kishte theksuar zhvillimin e softuerit.

 

Sipas një postimi në shtator 2013, ai filloi të punojë në Qendrën për zhvillimin e teknologjive të hapura në kolegjin Seneca dhe publikoi informacion mbi progresin e tij në zhvillimin e softuerit deri në mars 2014, kurse dyqani Android në Google, ofron një aplikacion për parkim të bërë nga dikush i quajtur Alek Minasian.

Minasian gjendet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatë sot, kur do të publikohen akuzat kundër tij. Reuters thotë se ende nuk dihet nëse përplasja me njerëz është bërë me qëllim ose ishte mosbindje e shoferit. Një nga dëshmitarët e sulmit me furgon, tha se shoferi nuk dukej bëri përpjekje për të ndaluar automjetin.

 "Po të ishte një aksident, ai do të ishte ndalur. Megjithatë, ky person thjesht vazhdoi të ngasë automjetin në trotuar. Ai ka mundur të ndalet", tha dëshmitari Peter Kang për CTV News./Zeri