Sulmi në Toronto mund të ketë prapavijë terroriste?

Bota April 24, 2018 - 10:33
Sulmuesi ishte i armatosur

Hetuesit të cilët po merren me rastin e sulmit me furgon në qytetin kanadez të Torontos, ku 10 vetë mbetën të vdekur të hënën, po e konsiderojnë terrorizmin si një motiv të mundshëm, raporton Reuters, duke iu referuar një burimi të paidentifikuar nga shërbimet e sigurisë së SHBA-ve.

 

Image

Burimi i agjencisë thotë se nuk ka arsye të besohet se ishte një incident i rastësishëm me vërsuljen e një furgoni të marrë me qira nga Rajder në masën e këmbësorëve, transmeton zeri.info

Image

Sipas pamjeve që u shfaqën në mediat kanadeze, shoferi i furgonit pretendoi gjatë arrestimit se kishte një pistoletë dhe kërkoi nga policia që ta vrisnin.

Të paktën 10 vetë u vranë ndërsa 15 u plagosën kur një furgon kaloi trotuarin dhe u fut në mesin e këmbësorëve në rrethinën veriore të Torontos, njoftoi AP, duke cituar zëvendësshefin e policisë në Toronto, Peter Juen.

Policia kanadeze gjeti dhe arrestoi shoferin, por Juen nuk mund të thoshte se çfarë mund të ishte shkaku apo motivi i incidentit. Një dëshmitar okular i pa identifikuar tha më parë për Reuters se ai pa të paktën dy trupa në vendin e ngjarjes.

 Gjithashtu thuhet se spitali lokal Sanibruk nëpërmjet Twitter ka njoftuar se ka pranuar të paktën shtatë të lënduar.

Image

Reuters thotë se ende nuk dihet nëse përplasja e automjetit me këmbësorët është bërë me qëllim ose ishte ngathtësi e shoferit.

 AP-ja transmetoi një deklaratë nga një prej punonjësve të policisë në vendin e ngjarjes, që ndodhi në orën lokale të pasdites së djeshme, ku thuhet se ende nuk dihet se pse furgoni goditi këmbësorët./Zeri