Bjellorusia i dhuron Serbisë katër avion MIG-29

Bota April 23, 2018 - 17:28
Lexo detajet

Bjellorusia i ka dhuruar Serbisë katër avion luftarak MIG-29, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. "Avionët do të dërgohen për remont dhe do të avancohen njëjtë si dhe gjashtë modelet e avionëve që Serbia ka marrë nga Rusia", tha Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, raporton index.hr, transmeton zeri.info.

 Ai shtoi se aeroplanët i janë dhënë Serbisë pas marrëveshjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Vulin tha se për një vit, Serbia do të ketë një ekspeditë të avionëve të modernizuar MIG-29 dhe do të marrë helikopterët e parë H-145M.

Ai vuri në dukje se ka përpjekje për të rrezikuar hapësirën ajrore të Serbisë dhe se ato do të parandalohen. "Asgjë nuk mund të hyjë në hapësirën tonë pa reaguar dhe reagimi do të jetë sipas shkallës së vlerësuar të rrezikut", tha ai.

 Duke folur për eksportet e armëve nga Serbia, Vulin tha se këtë vit u përfunduan 718 milionë dollarë kontrata të kontraktuara dhe se armët serbe po kërkohen "në të gjitha tregjet"./Zeri