Terroristi i akuzuar për sulmin e përgjakshëm në Paris, shpallet fajtor në Belgjikë

Bota April 23, 2018 - 11:22
Lexoni më shumë detaje

I mbijetuari i vetëm si i dyshuar për sulmin e armatosur terrorist në Paris në vitin 2015, është shpallur fajtor nga gjykata e Belgjikës për të shtënat që kishin quar në arrestimin e tij, transmeton Zeri.info.

Salah Abdeslam u shpall fajtor për shkëmbimin e zjarrit me oficerët e antiterrorit belg, 4 muaj pas sulmeve gjakatare në kryeqytetin francez.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në momentin kur policia u paraqit për të kontrolluar në apartamentin e tij, në lagjen Molenbek të Brukselit, përcjell "Zeri.info".

Edhe pse ende nuk është shpallur verdikti final, prokurorët e rastit kanë kërkuar që dënimi i tij të jetë prej 20 viteve burg.

Vetë Abdeslam mbahet i burgosur në Francë, ku do të gjykohet për sulmet e nëntorit të 2015 në Paris, ku u vranë 130 qytetarë dhe 7 nga tetë autorët e dyshuar./ZERI