Lëvizja e fundit e Putinit ngjall frikë në Britani

Bota April 18, 2018 - 14:28

Rusia e vë Britaninë e Madhe ne gjendje alerti.

Kambanat e alarmit bien pasi Rusia ka vendosur te dërgoje një luftanije te ngarkuar me armatime te renda përmes kanalit të Anglisë.

Behet fjale për një nga anijet qe cilësohet e frikshme, qe ka lëvizur ne Detin e Zi dhe pasi u fotografua duke kaluar Ngushticën e Gjibraltarit të dielën, anija e frikshme pritet të vazhdojë deri në Atlantik dhe më pas përmes Kanalit të Anglisë.

Marina Mbretërore po përgatitet të “marrë masat e duhura” kur të afrohet Minsk, thane burimet nga Ministria e Mbrojtjes për Daily Star Online.

Anija transporton rregullisht armë të mëdha dhe është përfshirë ne aksionin e fundit për të ndihmuar diktatorin sirian Bashar al-Assad. Anija pritet të kalojë përmes ngushticës së Dover, e cila është një rrugë ndërkombëtare e anijeve.