Këngëtari turk dënohet me burg pse tha se Erdogan dhe Gulen dikur ishin shokë

Bota April 18, 2018 - 13:21
Lexo detajet

Këngëtari turk Suavi është dënuar me 11 muaj dhe 20 ditë burg për shkak të ‘fyerjes’ ndaj Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruajnë mediat turke.

Mirëpo, dënimi i tij është konvertuar për t’u paguar me para, mbi 3 mjë euro.

67 vjeçari Suavi në një mbrëmje të organizuar në provincën Aegean të Izmirit në vitin 2016, tha se ‘Erdogan dhe Gulen dikur ishin miq’.

Mediat turke raportojnë se ‘rrjeti i Gulenit’ qëndronte prapa organzimit të asaj mbrëmje.

Ndryshe, ‘fyerja e presidentit’ në Turqi është vepër e dënueshme deri në 5 vjet burg. /Blic/Image