Tragjedi në ajër, nëna e dy fëmijëve vdes pasi thithet nga rryma e ajrit

Bota April 18, 2018 - 09:57
Lajme nga rajoni dhe bota

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në ajër në një avion të Southëest Airlines të nisur nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin.

Motori i avionit në fjalë ka shpërthyer dhe presioni e copat e tij thyen nje dritare.

Shperthimi dëmtoi dritaren në radhen e 17-të, ndërkohe që në avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.