SHBA: Ky ishte targeti i sulmeve në Siri

Bota April 14, 2018 - 10:23
Lexoni detajet

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Britaninë dhe Francën, bombarduan mbrëmë Sirinë. Është hera e dytë që SHBA ka hyrë në konfliktin shtatëvjeçar të vendit si përgjigje ndaj një sulmi të armëve kimike.

Aleatët goditën tre objektiva - përfshirë kryeqytetin e Damaskut - të gjitha në ndërlidhje me programin kimik të Sirisë, me rreth 100 raketa: një qendër kërkimore, një depo, një strukturë të pajisjeve dhe një post të komandës shkruan BBC Breaking News, përcjell “Zëri.info”.

Sekretari ameritan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se shkalla e sulmeve ishte më e madhe se ajo e vitit të kaluar, e cila goditi vetëm një bazë ajrore siriane. "Këtë herë me aleatët tanë, ne kemi goditur më shumë," tha Mattis. "Së bashku kemi dërguar një mesazh të qartë për Assadin dhe togerët e tij vrasës se ata nuk duhet të kryejnë të tjera sulme të armëve kimike".

"Tani për tani, kjo është e shtënë e vetëm një here" shtoi Mattis, "e projektuar për të zbrapsur aftësinë e makinës siriane për prodhimin e armëve kimike." Mattis dhe Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joseph Dunford, thanë se ata bënë përpjekje për të mosgoditur trupat ruse të vendosura në Siri, e cila mund të kishte ndezur një konflikt më të madh përcjell “Zëri.info”.

Asnjë pilot amerikan nuk mbet i vrarë, sipas Pentagonit; numri i viktimave siriane dhe viktimave të tjera të mundshme ende nuk dihet.

Sulmet vijnë vetëm gjashtë ditë pasi presidenti sirian Bashar al-Assad kishte përdorur armë kimike kundër vendasve jashtë Damaskut, duke vrarë të paktën 42 të rritur dhe fëmijë. Mjekët dhe aktivistët në Siri kanë qarkulluar fotografi që tregojnë burra, gra dhe fëmijë me shkumë duke iu dalur nga goja dhe hundët, për të cilat mjekët thanë se nënkuptonin ekspozim ndaj një agjenti energjik./Zëri.info/