Identifikohet autorja e sulmit pranë YouTube

Bota April 04, 2018 - 08:24
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Autorja e të shtënave me armë zjarri, sulm ky që ndodhi në pasditen e së martës pranë Youtube në SHBA, është identifikuar.

Mediat e huaja raportojnë se ajo quhet Nasim Aghdam, njofton Klan Kosova.

LEXO EDHE: Të shtëna armësh në afërsi të selisë së ‘Youtube’ në Kaliforni

Rreth motiveve të këtij sulmi ka pretendime se ajo ishte zemëruar në gjigantin Youtube pasi me anë të një videoje të postuar ajo ka thënë se është diskriminuar dhe filtruar përmbajtja e saj.

Fillimisht u raportua se ky akt ishte një incident i brendshëm, por ajo thuhet se nuk kishte marrëdhënie me askënd në shoqërinë e medias Youtube.