Zuckerberg refuzon ftesën për të dëshmuar para deputetëve

Bota March 27, 2018 - 23:36
Pronari i 'Facebook' injoron Parlamentin e Britanisë

Njeri i parë i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka refuzuar ftesën e Parlamentit të Britanisë që të dëshmoi deputetëve britanikë në lidhje me çështjen e keqpërdorimit të të dhënave.

Afera doli në sipërfaqe, pasi që u zbulua se firma Kembrixh Analitika, së bashku me Facebook-un, në mënyrë të paligjshme ka përpunuar të dhënat e miliona shfrytëzuesve të këtij rrjeti social, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2016.

Edhe pse pasoi reagimi i Kompanisë Kembrixh Analitika, e cila shkarkoi kryesinë e firmës, në Britani u iniciuan hetime në lidhje me këtë skandal dhe Zuckerberg u ftua që të dëshmoi. Megjithatë, Zuckerberg vendosi të injoroi këtë ftesë dhe në seancën dëgjimore me gjasë do të dërgoi zëvendësit e tij, raportuan mediat britanike./21Media