Sulmohet me ‘molotov ambasada në Danimarkë

Bota March 19, 2018 - 10:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë nëtës së sotme në Danimarkë kur një sasi eksplozivi e dyshuar si bombë molotov ka shpërthyar në selinë diplomatike turke në këtë shtet.

Ambasada turke në Danimarkë sulmohet me koktej molotovi. "Ende askush nuk është arrestuar", thonë zyrtarët policor. Së paku dy persona e kanë sulmuar ambasadën turke në Kopenhagë me koktej molotovi të hënën në orët e hershme të mëngjesit. Sulmi ka shkaktuar dëme të vogla në pjesën e jashtme të ndërtesës, por për fat nuk ka të lënduar, shkruan Reuters.

Në kohën e sulmit, ndërtesa e ambasadës ishte e zbrazët. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin. Tani për tani askush nuk është arrestuar, kanë thënë zyrtarët policor për Reuters-in.