Helmimi i ish-agjentit rus, Putin: Absurde ta mendosh që e ka bërë Rusia

Bota March 18, 2018 - 23:56

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili është drejt mandatit të tij të katërt ka hedhur poshtë akuzat për helmim të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Londër.

Duke folur për gazetarët mbrëmjen e kësaj të diele, ai tha se "është absurde dhe pakuptim të mendosh që Rusia mund të bënte një gjë të tillë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe Kupës së Botës”.

Në lidhje me këtë rast mes Rusisë dhe Britanisë kanë nisur tensionet në rang diplomatike, dhe secila ka dëbuar 23 ambasadorë.