Mijëra persona u larguan nga jugu i Sirisë ditëve të fundit

Bota March 16, 2018 - 11:42

Rreth 50,000 persona kanë ikur nga dy ofensiva të ndara kundër forcave rebele në veri dhe jug të Sirisë në ditët e fundit, kanë thënë aktivistët, transmeton BBC

Rreth 30,000 persona kanë lënë rajonin Afrin pasi forcat turke dhe aleatët e saj kanë rrethuar zonën.

Në rajonin e Gutas Lindore, e cila gjendet jashtë Damaskut më shumë se 20,000 persona janë larguar nga zonat e shënjestruara nga forcat e qeverisë siriane.

Ikjet masive vijnë pas shtatë vitesh luftime, nga të cilat rreth 12 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Të paktën 6.1 milionë persona janë shpërngulur brenda shtetit, ndërsa 5.6 milionë të tjerë janë larguar nga Siria.

Më shumë se 400,000 persona besohet të kenë vdekur, mungojnë dhe supozohen të vdekur, prej momentit të shtypjes së protestave nga presidenti sirian Bashar al-Assad në mars të vitit 2011.