Rrufeja godet kishën, 16 të vdekur

Bota March 11, 2018 - 18:52
Ja në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje

Të paktën 16 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi rrufeja goditi një kishë adventiste të ‘Ditës së Shtatë’ në Ruandë.

Katërmbëdhjetë viktima vdiqën në vend, ndërsa dy të tjerë më vonë nga lëndimet e marra.

Ndërkaq, sipas autoriteteve,  140 persona të përfshirë në incident  kanë marrë tretman mjekësor, shkruan AFP, përcjell Telegrafi.

“Mjekët thonë se vetëm tre prej tyre janë në gjendje kritike, por ata po përmirësohen”, tha kryebashkiaku lokal, Habitegeko Francois.

Një aksident i ngjashëm ndodhi të premten kur rrufeja goditi një grup prej 18 nxënësish, duke vrarë një prej tyre.