Sfida e re në Ballkan, rreziku që vjen nga Rusia e Turqia

Bota February 25, 2018 - 07:46

Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, por e para ende jo. Analisti i “The Guardian”, Ivan Krastev citon fjalët e një zyrtari të lartë turk për t’iu referuar problemeve gjeopolitike të rajonit të Ballkanit.Duke përmendur fiksimin në rritje të publikut dhe qeverive me kufijtë dhe territoret, analisti pohon se kapaciteti i BE-së për të vepruar në Ballkanin Perëndimor po vihet seriozisht në provë

Përpara se unioni të realizojë ambicien e tij për transformimin e rajonit, ai duhet të jetë i vetëdijshëm për ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin atje.

Ndërsa në vitin 2003 nuk kishte dyshime mbi të ardhmen europiane të Ballkanit, e Turqia ishte entuziaste për mundësinë e integrimit në BE, sot konkurrenca gjeopolitike është e ashpër, shkruan Top Channel.Përmes investimeve të mëdha, sidomos në Serbi, Kina po shtrin gjithnjë e më shumë ndikimin e saj në rajon. Gjithashtu, qasja e Rusisë ndaj Ballkanit ka ndryshuar, – vijon “The Guardian”, – dhe Brukseli nuk ka nevojë të ketë një spiun në Kremlin për të ditur se Moska do të bëjë gjithçka për të penguar Maqedoninë t’i bashkohet NATO-s, jo për shkak të rëndësisë strategjike, por për vlerën simbolike të këtij akti.Ballkani është rajoni ku Rusia mund të punojë për të destabilizuar BE-në me një kosto shumë të ulët, si nga këndëvështrimi financiar, ashtu edhe në rrezikimin e një përballjeje me SHBA. Një tjetër rrezik vjen nga Turqia, ndërsa është e paqarte sesi do t’i luajë kartat e tij në Ballkan presidenti Recep Tayyip Erdogan.“The Guardian” sugjeron se Rusia e Turqia mund të koordinojnë politikat e tyre në rajon, si në rastin e Sirisë, me Ankaranë që mund të përdorë ndikimin te komunitetet myslimane dhe Moskën tek ato ortodokse.“Nëse BE-ja nuk vepron përballë këtyre realiteteve të reja gjeopolitike, strategjia e saj për Ballkanin Perëndimor do të dështojë”, përfundon analisti Krastev.