Siri, rreth 100 të vdekur nga sulmet qeveritare

Bota February 20, 2018 - 11:04

Bombardimet nga forcat qeveritare të Sirisë kanë vrarë dhjetëra civilë në provincën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët.

Së paku 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë të hënën në sulmet ajrore dhe me raketa, njoftoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Grupi monitorues, me seli në Londër, tha se 470 njerëz janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Koordinatori për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Panos Moumtzis, tha se situata po del jashtë kontrollit dhe bëri thirrje për ndalimin e bombardimeve.

Rreth 400,000 njerëz jetojnë në Goutan Lindore, e cila është nën rrethim qysh në vitin 2013. Besohet se ushtria po përgatit ofensivë tokësore në këtë rajon.