SHBA feston sot Ditën e Presidentit

Bota February 19, 2018 - 15:50

Sot është Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara, një festë kombëtare që festohet të hënën e tretë të shkurtit, në nder të Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington.

 Fillimisht kjo ditë u shpall festë federale në vitin 1879 për të kremtuar 22 shkurtin, ditëlindjen e George Washingtonit, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara. Afro një shekull më vonë, në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj që shpallte se disa festa do të kremtoheshin jo në datën e tyre të saktë por të hënave, në mënyrë që njerëzit të mund të bëjnë tri ditë rresht pushim. /Zeri