Tërmeti godet Meksikën

Bota February 19, 2018 - 14:26

Epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit Santa Catarina Mechoacan, në thellësi prej 40 metrave

 Një tërmet me fuqi prej 5.9 ballë sipas Rihterit, ka goditur shtetin jugor meksikan Oaxaca, disa ditë pasi një tërmet i fuqishëm u regjistrua në zonën e njëjtë, njoftoi Enti Gjeologjik Amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit Santa Catarina Mechoacan, në thellësi prej 40 metrave.

Të premten e kaluar pjesët qendrore dhe jugore të Meksikës u dridhën nga tërmeti me fuqi prej 7.2 ballë sipas Rihterit, ndërsa 13 persona humbën jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në të cilin gjendeshin zyrtarë që punonin në vlerësimin e dëmeve nga tërmeti. Epiqendra e tërmetit të javës së kaluar u regjistrua jo larg atij të sotmit.

Në shtator të vitit të kaluar Meksikën e goditi një tërmet me fuqi prej 7.1 ballë, në të cilin humbën jetën 369 persona.