Florida: 14 viktima pas të shtënave në një shkollë

Bota February 14, 2018 - 23:21

Në Parkland të Floridës policia ka arrestuar një të dyshuar pas të shtënave në një shkollë të mesme.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se bëhet fjale edhe për viktima, transmeton lajmi.net.

“Deri më tani kemi të paktën 14 viktima”, bën të ditur Departamenti i Policisë.

Mediat amerikane njoftuan se deri në 20 persona janë të plagosur, ndërsa disa janë evakuuar.