Motra e Kim Jon-un largohet nga Koreja e Jugut

Bota February 12, 2018 - 13:21

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Kim Yo-jong, është larguar nga Koreja e Jugut, ku kishte qëndruar tri ditë në kuadër të delegacionit të vendit të saj në hapjen e lojërave olimpike dimërore.

Ajo është rikthyer në shtëpi me aeroplanin privat të vëllait të saj, një ditë pasi presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in i dërgoi një porosi interesante – ku shpreson në mbajtjen e një samiti të përbashkët të dy Koreve.

Delegacioni i Koresë së Veriut gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Korenë e Jugut, i është bashkuar presidentit Moon në një koncert gala të organizuar në Seul. Ndërkaq para fillimit të këtij koncerti kryeministri i Koresë së Veriut, Li-Nak kishte shtruar drekë për verikoreanët, kurse presidenti i vendit darkë.

Takimi i liderëve të dy Koreve ka ngjallur shpresën se mund të ekzistoj mundësia, që paqja të mbizotërojë në këtë gadishull.