I bëhet thirrje Spanjës për të ndaluar ndeshjet me dema për fëmijët

Bota February 09, 2018 - 17:00
Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijës thotë se fëmijët duhet të mbrohen nga 'efekte të dëmshme'

Një komitet i OKB-së i ka bërë thirrje Spanjës që të ndalojë fëmijët nga ndjekja e ndeshjeve me dema apo të shkollat të tilla, duke argumentuar se ata duhet të mbrohen nga "efektet e dëmshme" të kësaj praktike transmeton "Zëri.info"

Komiteti the Rights of a Child, një panel ekspertësh të pavarur që monitoron zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijës, tha se ishte e shqetësuar nga ndikimi që mund të ketë në ndeshja me dema për persoant nën moshën 18 vjeçare si spektator në ngjarje dhe si nxënës në shkollat e kësaj praktike.

Pas marrjes në pyetje të një delegacioni nga qeveria spanjolle muajin e kaluar mbi një seri çështjesh të mirëqenies së fëmijëve, komiteti sugjeroi që të ndërmerren hapa për të kufizuar ekspozimin e të miturve në luftimin e demave.

"Për të parandaluar efektet e dëmshme të ndeshjes me dema tek fëmijët, komiteti rekomandon që partia shtetërore të ndalojë pjesëmarrjen e fëmijëve nën moshën 18 vjeç si ndeshës dhe si spektator në ngjarjet e tilla," tha ajo në vëzhgimet e tij përfundimtare.

Komiteti i tha delegacionit se ishte në ankth për nivelin e dhunës në 55 shkollat dendeshjes me dema të Spanjës dhe pyeti nëse qeveria kishte konsideruar ndalimin e fëmijëve prej tyre dhe prej ndjekjes e ngjarjeve të luftës me dema. 

Delegacioni spanjoll u tha ekspertëve se derisa ndeshjet me dema rregulloheshin nga qeveritë e rajoneve autonome të Spanjës, fëmijët mbi moshën 14 vjeçare mund të merrnin disa mësime praktike në shkollat e kësaj praktike transmeton tutje "Zëri.info"

Ai tha gjithashtu se çdo shkollë dhe qeveria autonome kishin rregullat e veta që udhëheqnin ndeshjet e tilla".

Një anëtar i komitetit tha se ndeshja me dema përbënte një formë të "dhunës ekstreme" nga e cila fëmijët kishin nevojë për mbrojtje.

"Nuk janë vetëm ndeshësit të fëmijëve, por edhe ata që shkojnë si spektator", tha Gehad Madi për gazetën spanjolle online "eldiario.es".

"Si një komitet, ne jemi shumë të shqetësuar për mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi ndaj asaj dhune.

Shpresojmë që qeveria spanjolle dhe qeveritë e bashkësive autonome të Spanjës do t'i ndalojnë fëmijët të marrin pjesë në aktivitetet e ndeshjes me dema. "

Delegacioni spanjoll i tha komitetit se do t'i merrte parasysh rekomandimet.

Qeveria spanjolle e Katalonjës ndaloi ndeshjne me dema pothuajse tetë vjet më parë, por ndalimi u përmbys në vitin 2016 nga gjykata kushtetuese e Spanjës, e cila tha se praktika ishte "një shprehje më shumë e një natyre kulturore që është pjesë e trashëgimisë kulturore të përbashkët"./Zëri.info/