Turqia informon shtetet e rajonit në lidhje me operacionin 'Dega e Ullirit'

Bota January 21, 2018 - 14:18

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ambasadorëve të shteteve të rajonit, si të Jordanisë, Irakut, Libanit, Katarit, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, do t'i informojë në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, zëvendës sekretari ambasadori Sedat Önal, do t'i informojë ambasadorët e shteteve fqinje me Sirinë, në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit".

Ndërkohë edhe dje shefat e misionit të shteteve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), SHBA, Rusi, Angli, Francë, Kinë si dhe të Iranit në Ankara ishin thirrur në Ministrinë e Jashtme për t'u informuar në lidhje me operacionin.