Skandal në SHBA, spitali lë në mes të ftohtit pacienten e sëmurë mendore

Bota January 13, 2018 - 19:52

Dr. Imanu Baraka, një psikoterapeut, i tha ‘FOX 5’ se ai kishte folur në telefon gjithë natën me familjen e 22-vjeçares.

Gruaja, e cila vuan nga një sëmundje mendore, është kthyer në shtëpi e sigurt me familjen e saj.

Baraka tha se ata nuk e dinin ku ishte ajo derisa videoja e saj u bë virale.

Baraka u shpreh se gruaja ishte lënë jashtë kampusit Midtown të Baltimore në Universitetin e Maryland Medical Center nga rojet e sigurisë në mëngjesin e ftohtë të ngrirë të së martës , e veshur vetëm një këmishë të hollë spitalore.