Kushtet e tmerrshme në burgun e famshëm

Bota January 08, 2018 - 12:33

Një britanik i burgosur për vjedhje në Egjipt ka zbuluar kushtet "e tmerrshme" brenda një burgu në të cilin ai po vuan dënimin.

Pete Farmer, 45 vjeç, ndodhet në burgun e al-Qanater, të cilin ai thotë se është i mbushur me dhunë dhe sëmundje, përcjell albeu.com

"Deri në 30 persona janë të deturuar të ndajnë një dush ndërsa tualeti është vetëm një vrimë në tokë", thote ai.

Farmer është dënuar me dy vite burg, për arsye se aksidentalisht kishte marrë një pijë pa paguar nga një lokal

Fotot që ai mori në një telefon të kontrabanduar tregojnë qelitë e ngushta, tualetet e pista dhe kushtet e tmerrshme. /albeu.com/

Image