Erdogan e quan Assadin terrorist, thotë se Siria s'ka të ardhme me të

Bota December 27, 2017 - 23:23

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në vizitë në Tunizi, theksoi sot se nuk kishte asnjë zgjidhje të mundshme në Siri pa largimin e presidentit, Bachar al-Assad, një prej çështjeve që kanë bllokuar përpjekjet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

“Është e pamundur të avancosh me Assadin në Siri”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi me homologun tunizian, Beji Caid Essebsi.

“E kam thënë shumë qartë, Bachar al-Assad është një terrorist që ka përdorur terrorizmin shtetëror. Ne nuk mund të themi “Assadi mund të bëjë punë”. Nëse ne e bëjmë këtë, kjo do të ishte si të kryesh padrejtësi kundër sirianëve të vrarë në konflikt”, shtoi ai.

Presidenti turk e vuri theksin tek qendrimi i Ankarasë disa ditë pas një thirrjeje të përbashkët të bërë nga Turqia, mbështetëse e rebelëve sirianë, por gjithashtu nga Rusia dhe Irani, aleatë të të Bachar al-Assad, për t’u mbledhur në fund të janarit për të avancuar drejt një zgjidhjeje politike, përcjell Atsh.

Pas dështimit të një raundi të ri bisedimesh të organizuar në muajin dhjetor nën drejtimin e OKB-së, Moska, Teherani dhe Ankaraja iu rikthyen propozimit të tyre të “kongresit për dialog kombëtar” sirian në Soçi në fund të janarit.