Një i vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm në Holandë

Bota December 14, 2017 - 23:26

Një person u vra dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulmues, në qytetin jugor holandez të Maastricht, njoftoi policia.

Incidenti ndodhi sonte në mbrëmje, në një zonë banimi në Maastrichtin verior, në kufi me Gjermaninë dhe Belgjikën.

Gazetari holandez Tom Janssen ka shkruar në Twitter, se zona ku ka ndodhur sulmi është e njohur për krimet e lidhura me drogën.