Moska e shqetësuar për vendimin e Amerikës rreth Jerusalemit

Bota December 07, 2017 - 13:51

Ministria e jashtme ruse njoftoi sot se Moska është shumë e shqetësuar për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhvendosur selinë e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në një deklaratë të kësaj ministrie që e përcjellë agjencia e lajmeve” Tass” tha se zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme e konfliktit të vjetër palestinez-izraelit, i cili siguron zgjidhjen e të gjitha aspekteve të statusit përfundimtar të territoreve palestineze, duke përfshirë një çështje të ndjeshme në Jerusalem nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta palestinezo-izraelite, duhet të arrihet në bazë të të drejtës ndërkombëtare , dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.