Trump: Duhet ta pastrojmë Korenë e Veriut nga armët bërthamore

Bota November 16, 2017 - 12:57

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit nga turi aziatik tha se shtetet e rajonit, përfshirë edhe Kinën janë takuar në një linjë të përbashkët kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency.

“Ne duhet ta pastrojmë Korenë e Veriut nga armët bërthamore. Një nga qëllimet kryesore të vizitës sime ishte për ta bashkuar botën kundër së keqes së Koresë së Veriut”, tha Trump.

Duke i vlerësuar vizitat e tij në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, Trump tha se "për këtë çështje janë në të njëjtën linjë me presidentin e Kinës Xi Jinping dhe se ndihet i kënaqur me këtë".