Ish-menaxheri i fushatës së Trumpit urdhërohet të dorëzohet në FBI

Bota October 30, 2017 - 14:21

Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort, është urdhëruar të dorëzohet në FBI.

Ndaj tij pritet të ngrihen akuza që ndërlidhen me hetimin për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, raportojnë mediat amerikane.

Manafort dhe ish-bashkëpunëtori i tij në biznes, Rick Gates, janë urdhëruar të dorëzohen, raportojnë mediat amerikane, përcjell Express.

Një hetimi i udhëhequr nga prokurori special, Robert Mueller, është duke u zhvilluar për të gjetur nëse ka pasur lidhje mes Rusisë dhe fushatës së Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2016.

Të dy palët e mohojnë se ka pasur bashkëpunim të fshehtë.

Ekipi hetues i Mueller besohet t’i ketë marrë në pyetje gjerësisht disa zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të këtij hetimi.

Natyra e akuzave me të cilat do të përballen Manafort dhe Gates nuk është ende e qartë.