Lombardia dhe Venediku i thonë ‘PO’ autonomisë

Bota October 23, 2017 - 12:26

"Fenomeni Katalonja" duket se ka mbërritur edhe në Itali, ku Lombardia dhe Venediku kanë shpallur fitoren në referendumet e mbajtura të dielën.

Liderët e dy rajoneve kryesore italiane kanë theksuar se shumica e banorëve kanë votuar për më shumë autonomi dhe pavarësi ekonomike .

Lombardia, ku ndodhet ‘kryeqyteti’ financiar i Italisë, Milano, dhe rajoni i Venedikut, i cili ka perlën turistike të shtetit fqinj ,Venecian, përbëjnë rreth 30% të pasurisë kombëtare të Italisë.

Sipas rezultateve paraprake më shumë se 90 për qind e qytetarëve që janë drejtuar kutive të votimit kanë zgjedhur “PO”-në e referendumit.

61 për qind e banorëve votuan në Venecia e rreth 40 për qind në 40 në Lombardi, raporton “AFP”.