Shpërthim i madh në Somali: Së paku 30 të vdekur

Bota October 14, 2017 - 19:17

Një shpërthim i madh i një bombe ka ndodhur në një zonë të frekuentuar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ku kanë mbetur të vdekur së paku 30 persona, njofton Klan Kosova

Shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar kur kamioni i mbushur me eksploziv shpërtheu para hyrjes së një hoteli.

Policia shton se edhe ty persona të tjerë kanë mbetur të vdekur në një tjetër sulm me bombë në distriktin Medina po në Mogadishu.

Ende nuk dihet kush e ka organizuar sulmin.

Mogadishu është  vend ku al-Qaeda vazhdimisht ka ndërmarrë sulme të tilla.