Ky është premtimi që Erdogani e bëri në Novi Pazar

Bota October 11, 2017 - 22:21

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan tha sot në Novi Pazar se organizata terroriste FETO do të dëbohet nga Turqia por edhe nga Ballkani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim para mijëra qytetarëve të cilët ishin tubuar duke e brohoritur emrin e tij, Erdoëan foli për projekte në fushën e infrastrukturës, por theksoi edhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Turqisë.

Presidenti i Turqisë tha se vendi i tij ka marrëdhënie të posaçme me rajonin e Sanxhakut në Serbi.

"Gëzimi i vëllezërve tanë në Sanxhak është edhe gëzimi ynë, ndërsa dhimbja juaj është e jona gjithashtu. Me Sanxhakun kemi raporte të veçanta, ndërsa ky unitet të cilin e shohim flet për nevojën që kemi për paqe dhe mirëqenie mes popujve”, tha ai

"Serbët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët janë miqtë tanë me të cilët kemi jetuar ndër shekuj në harmoni dhe me të cilët do të jetojmë edhe në të ardhmen. Duam që asnjëherë më të mos ngjallen dhimbjet nga e kaluara. Pavarësisht se ku ndodh, ne nuk mbështesim padrejtësinë ndaj askujt, dhe për secilin kaos që ka ndodhur në Ballkan nga provokimet e huaja çmimin e kanë paguar njerëzit nga këto treva. Dhe, për këtë arsye them se përderisa popujt në Ballkan të jenë të bashkuar, aq më shumë do të jenë të sigurt. Mos harroni, ne jemi gjithmonë me ju, do të jemi një, do të jemi të fortë, do të jemi të vendosur dhe, dhashtë Zoti të ruajmë miqësinë tonë", përfundoi Erdoëan.