Babai ‘psikopat’ i sulmuesit të Las Vegas ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së

Bota October 02, 2017 - 21:36

Babai i sulmuesit në Las Vegas, Stephen Paddock, Benjamin Paddock më 1968 ishte në listën e më të kërkuarve nga SHBA. Ai ishte diagnostikuar si psikopat.

Në posterin e FBI ku kërkohen Benjamin Paddock, i cili ndonjëherë e quante vetën ‘Babushi’ thuhet se ai grabiste banka dhe se ‘kishte tendenca vetëvrasëse dhe duhej të konsiderohej i armatosur dhe shumë i rrezikshëm’.

Paddock kërkohej më 1968 pasi po atë vit ishte arratisur nga një burg në Texas.

Paddock i vjetri ishte dënuar me 20 vjet burg, pasi kishte grabitur një bankë në Phoenix më 1960.

Nga lista e më të kërkuarve të FBI ai ishte larguar më 1977.

Djali i tij vrau të paktën 58 persona dhe lëndoi mbi 500 të tjerë të dielën mbrëma në atë që po konsiderohet si sulmi më i madh në historinë e SHBA’së.

Image