Rezultati i zgjedhjeve në Gjermani zhvlerëson euron

Bota September 25, 2017 - 17:18

Euro u zhvlerësua me 0.6 për qind kundrejt dollarit pasi rezultati i zgjedhjeve gjermane ngjalli frikën e një qëndrimi më të ashpër ndaj zonës së euros në ekonominë më të madhe të bllokut, raporton Reuters, transmeton zeri.info

E dobësuar nga një mbështetje në rritje për ekstremin e djathtë, Merkelit do t’i duhet të bisedojë me partnerët për të ndërtuar një qeveri koalicioni pas sigurimit të një mandati të katërt si kancelare në zgjedhjet e së dielës.

Ka pasur gjithashtu spekulime se pasiguria pas zgjedhjeve mund të zvogëlojë gjasat e Bankës Qendrore Europiane për të zvogëluar përsëri programin e saj stimulues monetar, një masë që pritet të njoftohet muajin e ardhshëm./Zeri