Ambasadori rus: SHBA e gatshme t’i rregullojë marrëdhëniet me Rusinë

Bota September 24, 2017 - 16:53

Ambasadori i sapo emëruar i Rusisë në Uashington, Anatoly Antonov, ka thënë se është duke marrë sinjale nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së se Uashingtoni është i gatshëm t’i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

“Kam pasur shumë kontakte me kolegët e mi nga Departamenti i Shtetit”, ka thënë Antonov për NTV, transmeton Express.

Ai ka theksuar se përshtypja e tij e parë është se ka gatishmëri për përmirësim të marrëdhënieve.

“Përshtypja ime e parë është se e kam ndier gatishmërinë për të dalë nga kjo zonë izolimi sa më shpejt që është e mundur, nga ajo etapë kur marrëdhëniet tona ranë në nivelin më të ulët”, ka shtuar ai.

Ai beson se nuk është në interesin e askujt që marrëdhëniet mes tyre të përkeqësohen edhe më shumë.