‘Maria’, stuhia më e tmerrshme e shekullit

Bota September 21, 2017 - 12:56

Uragani Maria, pasi ka marrë shtatë jetë në ishullin e Dominikës, arriti në Porto Riko dhe la të gjithë ishullin pa energji elektrike, me rreth tre milionë e gjysmë njerëz.

Më herët, të paktën dy vetë humbën jetën në ishullin francez Antilles. Stuhia, siç thanë zyrtarët, shkatërroi gjithçka që kishte në rrugën e saj, transmeton zeri.info

"Informacionet që kemi marrë nuk janë inkurajuese", tha Abner Gomez, kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe u kërkoi banorëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Kryetarja e Bashkisë së San Juan Capital, Carmen Julin Cruz, tha se shkatërrimi ishte pothuajse i plotë. "Jeta që ne e njihnim ka ndryshuar," tha ajo.

Guvernatori i Porto Rikos Ricardo Rosello tha: "Kjo është stuhia më e tmerrshme e shekullit apo edhe e historisë moderne".

Uragani Maria mbërriti në Porto Riko si një stuhi e kategorisë së katërt, me erëra prej 230 kilometrash në orë, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganit në Shtetet e Bashkuara.

Uragani në Porto Riko shkuli pemët dhe po rrëzon dhe mbart gjithçka para veti.

"Ky është një shkatërrim i plotë. Porto Riko nuk do të jetë më i njëjtë ... Kjo është një ngjarje e përmasave historike", tha zëdhënësi i guvernatorit Carlos Merkader./Zeri/