Ky është i dyshuari për sulmin në metronë e Londrës

Bota September 18, 2017 - 13:34

Refugjati sirian 21 vjeçar i  arrestuar në Hounslow është identifikuar si Yahyah Farroukh. Në faqen e tij në Facebook, Farroukth thotë se vjen nga kryeqyteti sirian i Damaskut.

Ai dhe një i ri tjetër i arrestuar pas përpjekjeve për të bombarduar një tren në Londër, besohet se janë marrë në kujdestari në nga një çift britanik i njohur për përkushtimin e tyre ndaj refugjatëve.

Bomba artizanale që nuk arriti të shpërthejë plotësisht në metronë të Londrës, duket se kishte potencialin për të vrarë të gjithë pasagjerët qe ndodheshin në vagonin e trenit ku ishte vendosur. Paralajmërimi erdhi nga ekspertët britanikë, ndërkohë që policia vazhdon të hetojë për autorët e aktit terrorist që alarmoi Londrën.