18 të lënduar nga shpërthimi në Londër

Bota September 15, 2017 - 13:37

18 persona janë lënduar në shpërthimin që ka ndodhur në njërën nga metrot e kryeqytetit britanik.

Ky shpërthim është cilësuar si incident terrorist.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka shkuar në llogarinë e saj në Twitter se është pranë të gjithë atyre që janë lënduar nga ky shpërthim dhe se shërbimet emergjente po e kryejnë punën e tyre me trimëri.

Në ndërkohë që Komiteti Shtetëror i Emergjencave i njohur ndryshe si “Cobra” do të mblidhet gjatë ditës, transmeton Klan Kosova.

Kryebashkiaku i Londrë, Sadiq Khan ka apeluar për qetësi, duke thënë se qyteti “kurrë nuk do të frikësohet apo mundet nga terrorizmi”.

Dëshmitarët kanë folur për “panik” pasi pasagjerët e alarmuar kanë lënë trenin në stacionin Parsons Green.