Turqia: Kurdët do të paguajnë për referendumin mbi pavarësinë

Bota September 14, 2017 - 11:50

Turqia paralajmëroi sot kurdët në rajonin autonom të Irakut që "me siguri do të paguajnë çmimin" për këmbënguljen e tyre për të mbajtur referendumin mbi pavarësinë në fund të këtij muaji.

Ministria e Jashtme turke publikoi një deklaratë duke mbështetur vendimin e parlamentit të Irakut, i cili votoi se referendumi i planifikuar për 25 shtator ishte jokushtetues.

"Rajoni kurd duhet të jetë i vetëdijshëm se me siguri do të paguajë çmimin duke këmbëngulur që referendumi të mbahet pavarësisht nga të gjitha rekomandimet tona miqësore", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu përshkruhet se të gjitha mesazhet më të ashpra të udhëheqjes kurde për pavarësinë janë "alarmuese", raporton AP, transmeton zeri.info

Në Turqi jeton një numër i madh kurdësh dhe përkundër lidhjeve të ngushta me rajonin autonom të Irakut, Ankaraja kundërshton pavarësinë e Kurdistanit./Zeri