Stuhia "Sebastian" godet Gjermaninë veriore, vdesin tre persona

Bota September 14, 2017 - 11:24

Të paktën tre persona janë vrarë nga stuhia "Sebastian" në Gjermani, ku në veri të vendit janë regjistruar erërat e forcës të një uragani deri në 130 kilometra në orë.

Stuhia goditi në perëndim dhe në veri të Gjermanisë të mërkurën, dhe po shkon drejt lindjes së vendit, thanë meteorologët gjermanë.

Disa rajone gjermane publikuan ​​një paralajmërim i cili këshillon banorët të qëndrojnë në shtëpi, derisa shërbimet emergjente të pastrojnë rrugët dhe të riparojnë problemet me ndërprerjet e energjisë, raporton AFP, transmeton zeri.info

Sipas shërbimeve lokale të zjarrfikëseve, trupi i një njeriu në karrige me rrota u gjet në një lumë në qytetin verior të Hamburgut. Dëshmitarët e panë atë duke rënë në ujë, por pavarësisht përpjekjeve të ekipeve emergjente, mes të cilëve edhe zhytës, anije dhe helikopter, "ai nuk arriti të shpëtohet", tha agjencia franceze.

Në mesin e të vdekurve ishte një kalimtar rasti në Hamburg, të cilin e ka goditur një skele që kishte rënë nga kati i shtatë i ndërtesës, tha policia. Sipas policisë lokale, viktima e tretë është një burrë 53 vjeçar mbi të cilin ra në një pemë në qytetin e Brilionit./Zeri