Sulm i dyshuar terrorist në Francë, një person i vdekur

Bota August 21, 2017 - 12:01

 

Të paktën një person ka vdekur pasi një makinë u përplas në dy stacione autobusi në Marseille, në Francën jugore, të hënën në mëngjes, raporton dailymail, transmeton zeri.info.

I dyshuari, një burrë 35-vjeçar, së pari me makinën e tij goditi një stacion autobusi të mbushur me njerëz në zonën e Croix-Rouge të Marseille pas orës 8:00 të mëngjesit të sotshëm.

Shoferi më pas u lagua me shpejtësi, ndërsa ambulancat u thirrën për t'u marrë me njerëzit të cilët mbetën të plagosur gjatë sulmit.

Një orë më vonë, në orën 9 të mëngjesit, automjeti i njëjtë i errët u përplas në një tjetër stacion në një zonë të qytetit të njohur të Shën Valentinit. Aty vdiq një këmbësor që po priste autobusin.

I dyshuari u arrestua më pas në Portin e Vjetër, pasi zona u mbyll për trafik dhe njerëzit u këshilluan të qëndronin larg zonës.

Policia e Marsejës nuk bëri të ditur nëse incidenti po trajtohet si një sulm i mundshëm terrorist ose një aksident. Ky sulm pason pas një varg sulmesh terroriste të lidhura me Shtetin Islamik në të gjithë Francën dhe në pjesë të tjera të Evropës, duke përfshirë Britaninë dhe Spanjën./Zeri