Ky është personi që po kërkohet për sulmin në Barcelonë

Bota August 19, 2017 - 20:30

Policia spanjolle bën me dije se është vënë në kërkim të marokenit Younes Abouyaaqoub, i cili, sipas mediave spanjolle, është shoferi i furgonit, që shkaktoi vdekjen e 13 personave në Barcelonë.

Kjo pasi i riu që drejtonte furgonin, mësyu në drejtim të turmës në bulevardin “Las Ramblas”, mund të jetë ende i gjallë dhe në arrati.

22-vjeçari jetonte në qytetin e vogël të Ripoll në veri të Barcelonës, ku policia ka arrestuar 3 vetë.

Oukabir dyshohet se me dokumentet e të vëllait kishte marrë me qira furgonin e përdorur për sulmin në Barcelonë dhe një tjetër që u gjet disa orë më vonë në qytezën e Vik, me të cilin kishin planifikuar të arratiseshin.

Të gjithë viktimat e sulmit në Las Ramblas ishin turistë, mes të cilëve dy italianë, një amerikan, një kanadez, një spanjoll dhe një portugez.