Sulmi me thikë në Finlandë, thuhet se ka një të vdekur!

Bota August 18, 2017 - 16:23

Së paku një person është parë i shtrirë për tokë dhe disa të tjerë raportohen se janë lënduar në qytetin finlandez Turku, në jugperëndim të Finlandës.

Siç raportojnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, policia ka thënë se disa njerëz janë therur me thikë, duke u kërkuar njerëzve që të shmangin këtë zonë.

Një i dyshuar është qëlluar me armë në këmbë dhe është arrestuar.

Policia po kryente një operacion në Turku qendror të premten pasdite pas raporteve të të shtënave në zonën Puutori-Market Square.

Dëshmitarët okularë raportojnë se kanë dëgjuar një ose më shumë të shtëna armësh, dhe duke parë të paktën një person të shtrirë për tokë, me sa duket i vdekur në Puutori.

Të paktën dy persona raportohen të plagosur, duke përfshirë edhe në Sheshin e Tregut, disa blloqe larg.

Një gazetar në vendngjarje ka thënë se trupi në Puutori është mbuluar. /Telegrafi/