Arrestohet personi i tretët për sulmin terrorist në Barcelonë

Bota August 18, 2017 - 09:32

Një tjetër person është arrestuar në qytetin katalan të Ripollit në lidhje me sulmin në Barcelonë, sipas radios katalunase.

Deri më tani janë arrestuar tre persona që dyshohet se kanë të bëjnë me sulmin terrorist, në të cilin mbetën 13 të vdekur dhe qindra të lënduar, transmeton lajmi.net.

Në orët e hershme të mëngjesit polici katalunase e ka ndaluar një sulm të dytë terrorist, duke vrarë pesë terroristë që mbanin rripa me ekskluziv.