Një i vdekur e shtatë të plagosur nga shkëputja e luhatëses në Ohio (VIDEO)

Bota July 27, 2017 - 09:06

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur, kur një luhatëse elektrike, në një park zbavitës, si pasojë e një defekti u shkëput e tëra nga sistemi i funksionimit.

Ngjarja ka ndodhur në Ohio, teksa pamjet e publikuara tregojnë më së miri momentin tragjik, kur njerëzit të cilët po argëtoheshin në këto lojëra, papritur hidhen në ajër, transmeton Klan Kosova.

Tre nga të plagosurit ishin në një gjendje kritike, thanë autoritetet.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë: