Kili mbulohet nga bora nė mes tė verės

Kili mbulohet nga bora nė mes tė verės

SHPËRNDARJE

16 Korrik 2017 • 15:14 •

Një borë e habitshme në kryeqytetin kilian Santiago ka shkaktuar kaos dhe terr, duke lënë mijëra banorë të dridhen nga i ftohti në errësirë, njofton BBC.

Rreth 250 mijë persona u prekën nga ndërprerja e energjisë, thanë burimet zyrtare, shkaktuar kryesisht nga nga pemët e rënduara prej borës që ranë sipër kabllove.

Një vdekje është njoftuar, vdekja e një punëtori që po përpiqej të pastronte akullin dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga nga një linjë elektrike që ishte rrëzuar, thanë burimet zyrtare për median kiliane.

Meteorologët thanë se se kjo ishte bora më e madhe që ka rënë në Santiago që nga viti 2007.

Ajo ra kur qyteti dhe rajonet përreth po duronin një të ftohtë të pazakontë. Ndërkaq, edhe ndërprerjet e energjisë krahas motit kanë shkaktuar kaos në trafik dhe shumë aktivitete janë shtyrë.