Rusët: Kërcënimi më i madh ushtarak është Amerika

Bota June 28, 2017 - 20:02

Qendra ruse për hulumtimin e opinionit publik ka publikuar një anketë, sipas së cilës 63 për qind e të anketuarve rusë e shohin Amerikën si “kërcënimin më të madh ushtarak për vendin e tyre”.

Në vendin e dytë ndodhet Ukraina me 31 për qind.

Vetëm shtatë për qind e banorëve besojnë se kërcënim për agresion paraqet NATO, derisa katër për qind mendojnë se Shteti Islam është kërcënim ekzistent.