Pas kërcënimeve nga SHBA-ja, Bashar Assad e viziton bazën ajrore ruse në Siri (Video)

Bota June 27, 2017 - 16:18

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka vizituar sot bazën ajrore ruse në Hmeymim në perëndim të Sirisë, njofton presidenca siriane.

Kjo është vizita e parë e tij në bazën ajrore ruse në vend, nga ky aeroplanët luftarakë rusë e kanë përkrahur atë gjatë konfliktit sirian, transmeton Express.

Vizita e tij vjen një ditë pasi Amerika e kërcënoi qeverinë e tij se do të paguajë një çmim të lartë nëse e kryen edhe një sulm tjetër me armë kimike.

Mediat pro-qeverisë ruse kanë publikuar fotografi dhe video nga vizita e liderit sirian në bazën ajrore ruse ku ai shihet duke u ulur në ulësen e pilotit në një aeroplan luftarak rus.