Japin dorëheqje tre gazetarë të CNN-it për shkak të Donald Trump-it

Bota June 27, 2017 - 15:13

Tre gazetarë të shquar të CNN-it kanë dhënë sot dorëheqje, pasi që kjo media fillimisht tërhoqi dhe më pas kërkoi falje për shkak të tekstit të botuar në ueb-faqen e saj për lidhjet ndërmjet fondit të investimeve ruse dhe bashkëpunëtorit të afërt të presidentit Donald Trump, raportojnë mediat amerikane.

Dorëheqje kanë dhënë Thomas Frank, autor i tekstit, Lex Haris, udhëheqës i redaksisë për hulumtime të gazetarisë dhe Eric Lichtblau, redaktori i njësisë, shkruan “New York Times”.

Artikulli, i cili raportonte se Kongresi po hetonte lidhjet e fondit të investimeve ruse me zyrtarët e Trump, kishte cituar burime anonime.

 Këta lloj artikujsh rishikohen nga disa departamente brenda CNN, përfshirë verifikuesit e fakteve, ekspertët e standardeve të gazetarisë, para se ata të publikohen.