Kina liron nga burgu laureatin e Nobelit për Paqe

Bota June 26, 2017 - 14:50

Laureati kinez i Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo, u lirua nga burgu pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi, tha avokati i tij.

Mo Shaoping tha se Liu u diagnostikua muajin e kaluar dhe u lirua me kërkesën e mjekut.

Aktivisti për demokraci, 61 vjeç, po trajtohet në një spital në verilindje të qytetit Sheniang.

Nuk është e qartë nëse atij i janë lejuar vizitat.

Liu është dënuar me 11 vjet burgim në vitin 2009 për, siç është thënë, angazhim në aktivitete për të përmbysur Qeverinë.

Në vitin 2010, atij i është ndarë Çmimi Nobel për Paqe.